Lajmet

Shtohen opsione të reja në Google News

Jul 2 2013
0 Shpërndarje
Shtohen opsione të reja në Google News

google newsGoogle do të mbyll Reader të martën dhe për shkak të kësaj kompania do të shtojë disa funksione të reja në Google News.

Është shtuar një funksion ku ju mund të keni parashikime deri në 4 ditë të kohës, rezultate sportive dhe grupe rrëfimesh nga redaktorët. Parashikimet e motit mund ti vendosni si për një vend të caktuar ashtu edhe për vendin ku ju jeni. Gjithashtu ofrohen mundësi për lidhje me shërbime si Weather Channel dhe me Weather Underground për më shumë informacione.

Zona e krijuesve është e limituar për kategorinë “Teknologji” dhe për “Biznes” me të tjera në vazhdimësi, sipas menaxherit të produkteve Anand Paka në Google News. Deri tani, rezultatet sportive janë të limituara për futbollin, basketbollin, baizbollin dhe hokei-n amerikan. Google mund të shtojë opsione të tjera me kalimin e kohës. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>