Lajmet

Shtohen përmirësime të aplikacionit të Twitter-it për kërkimin

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Shtohen përmirësime të aplikacionit të Twitter-it për kërkimin

twitterTwitter përmirësoi aplikacionin e tij mobil dhe faqen e tij mobile, duke shtuar përmirësime tek kërkimi, shfletuesi i uebit dhe sugjerime.

Duke punuar me shtesën e fundit nga Twitter, kur ju kërkoni, do t’iu ofrohet tani një “Cicërima më e mirë” në majë të ekranit, që janë të gjitha “cicërimat” që Twitter mendon se shkojnë më shumë me pyetjen dhe kërkimin e iniciuar prej jush.

Twitter gjithashtu lançoi edhe disa përmirësime specifike të iOS për aplikimet në iPad dhe iPhone. Tani kur ju hapni një lidhje nga faqja juaj e Twitter, “cicërima” do të hapet brenda përmbajtjes së uebfaqes, brenda ekranit.

Qëllimi është për ta bërë të lehtë ndarjen e lidhjeve për shembull videot, ndërkohë që ju jeni duke e parë videon, gjithashtu prekja e ekranit mund të bëjë zhdukjen e “cicërimës” nga pamja.

Kompletim auto, gjithashtu një shtesë tjetër që i bëhet pajisjes së iOS për të sjellë më shumë sugjerime të emrave e të identifikimit, temave, deklarimeve, ndërkohë që po shkruan paralelisht.

Sugjerimet e kompletuara për temat e kërkimit janë gjithashtu të përmirësuara në bazë të frekuencës për të ofruar realitet të kohës reale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>