Analiza

Shtohet për 30 për qind numri i kërkesave për internet

Aug 16 2010
0 Shpërndarje
Shtohet për 30 për qind numri i kërkesave për internet

Si rrjedhojë e kësaj, Telekomi i Kosovës ka arritur të plotësojë kërkesat e rritura të konsumatorëve për trafik të përgjithshëm të internetit nga 0.7 GB/s në fund të vitit të kaluar, në 1.6 GB/s në fund të korrik të vitit 2010.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në vitin 2010 kemi 29.6 për qind më shumë instalime të reja, respektivisht konsumatorë të rinj. Duke marrë parasysh të gjitha këto, Telekomi i Kosovës ka arritur të ketë një rritje të lehtë të të hyrave financiare. 

Kjo rritje në Telekom është si rrjedhojë e përkushtimit të Kryeshefit Ekzekutiv që të ngrisë edhe më shumë efikasitetin dhe fitimet në këtë Njësi të PTK-së. Gjithashtu, falë zgjidhjes më të shpejtë të rasteve nga njësitë e Telekomit të Kosovës, kryesisht të pengesave teknike, raporti i thirrjeve të konsumatorëve në Qendrën e Thirrjeve, ka rënë dukshem në këtë periudhë kohorë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u minimizuar në shifrën 10 për qind.  Vlen për të theksuar fakti se në gjysmën e dytë të vitit 2010 ka pasur raste kur nuk ka pasur asnjë kërkesë për ndërprerje të kontratës, për dallim më një vit më parë.
 
Lidhur me pengesat teknike dhe kohëzgjatjen e sanimit te tyre, trendi ka qene tejet pozitiv në vitin 2010 e posaçërisht në muajt maj, qershor dhe korrik krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Për dallim nga vitet e kaluara kur ka pasur ngecje në sanim e pengesave të ndryshme deri në 100 ditë, në këtë vit numri më i madh i tyre është sanuar brenda periudhës 1-7 dite, përkatësisht 80 për qind e tyre, derisa në muajit qershor-korrik të këtij viti përqindja më e madhe e pengesave teknike është sanuar brenda 24 orëve. Kjo për faktin e mobilizimit dhe rritjes së efikasitetit të ekipeve teknike të Telekomit në zgjidhjen e shpejtë të pengesave teknike të konsumatorëve.
 
Ndërkohë, sa i përket kërkesave të konsumatorëve të Telekomit, përqindjen më të madhe, mesatarisht mbi 90 për qind, e përbëjnë kërkesat për informata rreth shërbimeve dhe produkteve si të telefonise fikse, ashtu edhe të atyre të Internetit. Në këtë aspekt, mund të veçohet lancimin i projektit të Telekomit të Kosovës për prezencën e shërbimeve të internetit pa tela, përmes teknologjisë WiFi të quajtur TiKon WiFi pik@. Deri me tani është arritur të ofrohen shërbime të tilla në 90 pikat më të frekuentuara të territorit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që shtrirjet e reja janë në implementim e sipër.
 
Telekomi i Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme dhe së shpejti do lansojë Foltoret Publike Multimediale, përmes të cilave konsumatorët do të mund të realizojnë thirrje telefonike apo qasje në internet duke mundësuar realizimin e të gjithë atyre që mund të realizohen me telefon mobil, telefon fiks apo kompjuter (me qasje në internet).
 
Projekti IPTV ka filluar të implementohet në fillim të muajit maj dhe deri më tani projekti është duke rrjedhur sipas dinamikës së planifikuar. Pakot mediale, është projekti më i ri i Telekomit të Kosovës, i cili do të fillojë së funksionuari gjatë muajit tetor të këtij viti, përderisa testet e para do të fillojnë në fund të muajit shtator.

Ky shërbim i ri, do të ofrojë jo vetëm kualitet të lartë por edhe llojllojshmëri të programeve televizive, kombëtare dhe ndërkombëtare, duke u përshtatur kështu të gjitha shijeve të konsumatorëve.

Lajmet e fundit>