Lajmet

Shtojca No Small Text për Firefox zmadhon vetëm tekstin në një faqe

Jul 8 2013
0 Shpërndarje
Shtojca No Small Text për Firefox zmadhon vetëm tekstin në një faqe

ku-xlargeNëse nuk keni dëshirë që të lexoni tekst me shkronja të vogla në uebfaqe duke e përdorur shfletuesin Firefox, por po ashtu nuk dëshironi që të ndryshoni madhësinë e secilit element në faqe për ta bërë atë më të lexueshme, No Small Text është një shtojcë fantastike që ndikon vetëm në tekstin të cilin nuk mund ta lexoni.

Ideja prapa kësaj shtojce është e thjeshtë, por ekzekutimi është i përkryer. Në opsionet e veta, ju thjesht e cekni madhësinë më të vogël të shkronjave me të cilat ju pëlqen leximi. Pastaj, thjesht nyjëzoni atë dhe çfarëdo teksti që është shumë i vogël për lexim do të rritet.

Ajo që mund të pëlqehet nga shumëkush rreth kësaj është që nuk ndikon në tërë tekstin dhe fotografitë në faqe; ai i prek vetëm gjërat e vogla.

Edhe nëse keni shikim mjaft të mprehtë, kjo gjë mund të jetë e dobishme për të lexuar ndonjë mbresë të këndshme në pjesën e poshtme të një faqeje. No Small Text (PCWorld Albanian)

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>