Lajmet

Shtojca Notes for Gmail ju ofron një fletore elektronike për e-mailet dhe temat

Jul 20 2014
0 Shpërndarje
Shtojca Notes for Gmail ju ofron një fletore elektronike për e-mailet dhe temat

bcyptchw8cf3fgmyeysiChrome: Notes for Gmail është një shtojcë për Chrome që iu mundëson të shtoni një shënim në një mesazh si rikujtim për herën e ardhshme që e shikoni atë, ose shton një pasqyrë të çdo gjëje të rëndësishme nga një temë me e-maile. Mendojeni atë si një shënim postoje për e-mailin tuaj.

Edhe nëse vetëm dëshironi ta keni një dokument që është hapur për të gjetur pjesët e rëndësishme të një teme që duket sikur asnjëherë nuk do të përfundojë, ose nëse thjesht doni të shtoni informacione për kontaktim të e-mailit të dikujt kur nuk ka asnjë informacion të tillë, Notes for Gmail do të mund të ishte i dobishëm.

Sapo të instalohet, Notes for Gmail shton butona në kutinë tuaj postale në ueb për çdo porosi dhe për temën e përgjithshme me e-maile. Ju mund të shtoni shënime individuale në porositë individuale (që shfaqen kur hapet porosia) ose në tema të tëra. Ju madje mund të vendosni “data të caktuara” për porosi specifike në mënyrë që t’i mbani në mend.

Vetë shënimet po ashtu kanë kërkim të integruar, kështu që me lehtësi mund ta bëni radhitjen e tyre dhe një pamje vetëm të shënimeve të cilën mund ta rregulloni kurdoherë. Ju madje mund t’ua bëni “pin” shënimeve në mënyrë që ato të jenë gjithmonë të dukshme.

Kjo vegël kohë më parë ka qenë në fazën testuese beta, por tani është falas dhe në dispozicion për të gjithë. Klikoni këtu për të mësuar më tepër për të ose për ta provuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>