Vëzhgim

Shtojeni nga një taskbar i veçantë për monitorin e dytë në Windows 7

Aug 6 2011
0 Shpërndarje
Shtojeni nga një taskbar i veçantë për monitorin e dytë në Windows 7

Klikoni me të djathtën e miut në taskbarin shtesë për t’u qasur në Properties, bllokojeni/zhbllokojeni ose dilni nga ai.Nga tabi i taskbarit në Properties, ju mund të paraqitni labelat, orën e sistemit, butonat në të dy taskbarët, të përdorni ikona më të vogëla, ta lini taskbarin që të fshihet automatikisht (auto-hide), të shihni lajmërimet, të ndryshoni vendin e taskbarit në ekranin e dytë dhe, së fundi, ju mund të zgjedhni që ky aplikacion të fillojë bashkarisht me sistemin Windows.

Tabi i Windows Manager mund të përdoret për të veçuar monitorin që do të dëshironit që ta përdorni për aplikacione (për shembull, monitorin e parë apo të dytë) ose të kaloni në monitorë duke përdorur kursorin e miut.

Dual Monitor është i zhvilluar për Windows 7 dhe Windows Server 2008 R2./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>