Lajmet

Shtoni ikonat e shërbimeve të Google-it me “Black Menu” për Chrome

Apr 13 2013
0 Shpërndarje
Shtoni ikonat e shërbimeve të Google-it me “Black Menu” për Chrome

Në varësi të versionit të Chrome që përdorni duhet të keni vënë re disa ndryshime tek seksioni me ngjyrë të zezë i navigimit, në pjesën e sipërme të faqes kryesore të Google.

Për disa përdorues grupi i menuve vazhdon të jetë aty, ndërsa për disa të tjerë është zhdukur plotësisht. Për këtë arsye një zhvillues vendosi të krijonte një menu personale navigimi që fatmirësisht mund të përdoret nga kushdo.

Black Menu, një funksionalitet shtesë (extension) për Chrome i krijuar nga Carlos Jeurissen shërben për të shtuar linke për çdo shërbim popullor që Google ofron si Gmail, Maps, Drive, YouTube etj…

Në vend që të prisni për vendimin përfundimtar të Google nëse do e mbajë ose jo menunë e navigimit ju mund të instaloni këtë funksionalitet dhe të vendosni si të dëshironi.

Sigurimi i funksionalitetit është mjaft i thjeshtë, mjafton që të drejtoheni tek faqja e Black Menu tek dyqani on line i Chrome.

Më pas klikoni butonin Add to Chrome dhe instalimi do të fillojë automatikisht. Funksionaliteti do të shfaqet si ikonë tek toolbar-i i Chrome-it.

Klikimi i asaj ikone do t’ju drejtojë tek shërbimet e Google-it.

Në rast se vendosni mausin në njërin prej opsioneve do të paraqitet gjendja aktuale e atij opsioni duke iu referuar llogarisë tuaj.

Zhvilluesi ka përfshirë disa funksione eksperimentale duke përfshirë këtu edhe opsionin e hapjes së Black Menu në panelin e vet ose përzgjedhjen e dokumenteve që do të shfaqen në Google Drive. (PCWorld Albanian)

Black Menu for Chrome

Lajmet e fundit>