Ja se si

Shtoni stilin e paraqitjes së kohës dhe datës në ekranin hyrës në Windows 7

Jun 4 2011
0 Shpërndarje
Shtoni stilin e paraqitjes së kohës dhe datës në ekranin hyrës në Windows 7

Ju mund të shtoni stilin e paraqitjes së kohës dhe datës në Windows 7, që do të përfshihet në Windows 8 në ekranin hyrës. Këtë mund ta bëni duke përdorur një aplikacion të quajtur 8 Clock and Date for Windows 7. Ky aplikacion ofron paraqitjen e kohës dhe datës në ekranin hyrës në Windows 7, duke mos pasur nevojë për ndryshim të sfondit të ekranit.

Ky ekran i veçantë i fillimit mund të bëhet sipas kësaj ecurie:

§         Shkarkoni dhe nxirrni skedarët nga follderi i paketuar.

§         Lëshoni skedarin setup dhe shtypni Install.

§         Herën tjetër kur ju kyçeni në Windows, ose e bllokoni ekranin tuaj, data dhe koha do të paraqitet. Në rast se nuk i shihni, klikoni sustën Ease Of Access.

Ju mund ta lexoni edhe këtë artikull që tregon për mënyrën e ndërrimit të sfondit  në ekranin hyrës në Windows 7.

Aplikacionet funksionojnë për sistemet operativë 32 bit, por për sistemet operativë 64 bit ju duhet të zëvendësoni skedarin Windows Ultiman.exe me një nga follderi nga i keni nxjerrë skedarët. Sigurohuni që ju e keni ruajtur një kopje të skedarit Ultiman.exe, nëse rastësisht diçka nuk shkon mirë./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>