Harduer

Shtyhet dalja në treg e iPadit të ri

Mar 10 2012
0 Shpërndarje
Shtyhet dalja në treg e iPadit të ri

Sipas uebfaqes, shtyrja e shitjes i prek të gjithë modelet dhe nivelet e çmimeve në paraporositje. Apple nuk u arrit menjëherë për të dhënë koment.

Derisa Apple ende thotë që modelet do të jenë në treg gjatë të premtes, ekzistojnë raporte të pakonfirmuara që blerjet mbarëbotërore do të mund të shyhen nga tri ditë në tri javë.

iPad i ri, që është pasardhës për iPad 2, ishte zbuluar gjatë të mërkurës në një ngjarje të ndërmarrjes Apple të mbajtur në San Francisco. Pajisja vjen me një paraqitje Retina, procesor më të shpejtë, diktimin me zë dhe mundësinë për të pasur rrjetet më të shpejta të të dhënave wireless 4G. Çmimet fillojnë nga 499 dollarë për vetëm një model Wi-Fi me disk prej 16 gigabajtëve; modelet që i kanë rrjetet 4G kanë çmimin duke filluar nga 629 dollarë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>