Biznes

Shtyhet data – Windows XP do të jetojë deri më 2011

Jun 20 2009
0 Shpërndarje
Shtyhet data – Windows XP do të jetojë deri më 2011

Lëvizja më e fundit, natyrisht përcjellë çështjet e licencimit me Windows 7 të cilat do të mund të shkaktonin disa kokëçarje për biznese që ende janë të varuara për XP, dhe thjeshtë kjo do t’i shtynte ata që ose të mbesin të lidhur me sisteme XP deri më 23 prill, 2010 ose të përballen me Vista downgrade pas kësaj date.

Data e re përfundimtare nuk është një përfundim aq i qart sikurse ata të kaluarit, megjithatë Microsoft thekson se opsioni për XP downgrade do të jetë i mundshëm 18 muaj pas lëshimit të Windows 7, ‘ose deri në datën e paraqitjes së një Service Pack për Windows 7 – në varësi të asaj se cila ndodh më para’.

Sipas të gjitha gjasave, nëse Microsoft shtynë para në treg një SP1 për sistemin e ri operativ Windows 7, konsumatorët me XP do të mbesin pa fat – kuptohet derisa të paraqitet përsëri Microsoft dhe të shtyjë sërish datën e skadimit.

Ketu fjala e urtë  ‘Long Live Windows XP’ do të përshtatej më së miri.

Lajmet e fundit>