Biznes

Shtyhet marrëveshja e blerjes mes Yahoo dhe Verizon

Jan 24 2017
0 Shpërndarje
Blerja e planifikuar e Yahoo nga Verizon do të marrë më shumë kohë sesa ishte menduar Shtyhet marrëveshja e blerjes mes Yahoo dhe Verizon Photo Source: PCWorld

Marrëveshja 4.8 miliard dollarëshe duhej të finalizohej në tre mujorin e parë të këtij viti por gjërat u komplikuan pasi publikimit të dy hakimeve të profilit të lartë ku janë prekur 1 miliard llogari.

Kjo shtyrje pritet të rishikojë detajet e marrëveshje deri në rinegocimin e saj. Në Shtator Yahoo tha se kishte zbuluar një sulm kibernetik i sponsorizuar nga aktorë shtetëror ku janë vjedhur detajet e 500 milion llogarive në 2014.

Dhe sikur të mos mjaftonte Yahoo zbuloi një tjetër i cili datonte që nga 2013. Atë kohë ishin hakuar 1 miliard llogari përdoruesish. Yahoo gjithashtu po përballet me autoritetet Amerikane lidhur me ngjarjen.

Dy sulmet kibernetik kanë tronditur besimin në shërbimet e Yahoo. Mësohet se kompania ka marrë masat e duhura duke ndryshuar fjalëkalimet për të siguruar llogaritë. (PCWorld Albanian)

Blerja e planifikuar e Yahoo nga Verizon do të marrë më shumë kohë sesa ishte menduar.

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>