Lajmet

Shtyhet në fund të Qershorit debutimi i asistentit virtual Samsung Bixby

Jun 1 2017
0 Shpërndarje
Tashmë është përsëri Wall Street Journal që thotë se Bixby është shtyrë për të dytën herë, tashmë për në fund të Qershorit. Shtyhet në fund të Qershorit debutimi i asistentit virtual Samsung Bixby

Kur Samsung prezantoi Galaxy S8, një prej risive që sillte telefoni në mesin e shumë të tjerave ishte Bixby.

Ky asistent virtual është përgjigja e Samsung ndaj Google Assistant, Amazon Alexa dhe Apple Siri. Së shpejti ai do të ishte i disponueshëm fillimisht në Amerikë por Wall Street Journal nuk u kursye duke publikuar një raport i cili tregonte shtyrjen e Bixby deri në fund të Majit.

Tashmë është përsëri Wall Street Journal që thotë se Bixby është shtyrë për të dytën herë, tashmë për në fund të Qershorit.

Raporti thotë se një version anglisht i asistentit virtual është pak javë larg nga përfundimi, një shtyerje e cila ka ardhur nga vështirësia e sintaksës dhe gramatikës Angleze.

Por Bixby nuk është thjeshtë një aplikacion apo softuer. Vetë telefoni Galaxy S8 është ndërtuar rreth Bixby i cili ka edhe një buton të dedikuar.

Ishte tetetori i vitit të kaluar kur Samsung bleu asistentin premtues Viv. Por sipas WSJ Viv nuk është Bixby dhe ky i fundit nuk përdor as edhe një teknologji të tij. Bixby është i bazuar në Samsung S-Voice. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>