Lajmet

Shtyhet përditësimi Android Lollipop në HTC One M7 dhe M8

Feb 1 2015
0 Shpërndarje
Shtyhet përditësimi Android Lollipop në HTC One M7 dhe M8

HTC-One-M8-Android-Lollipop

HTC-ja na kishte premtuar se do të sillte versionin më të fundit të Android, Lollipop, pas 90 ditësh nga dalja zyrtare e platformës në telefonët HTC One M7 dhe M8. Menaxheri i Produkteve pranë kompanisë konfirmoi diçka të tillë ditën që Android Lollipop u bë i disponueshëm nga Google. Tani ai po thotë se premtimi i kompanisë nuk do të realizohet.

Afati i fundit duhej të ishte data 1 Shkurt, por zëdhënësi i HTC-së bëri të ditur se pavarsisht pamundësisë për të sjellur këtë përditësim, kompania ka bërë progres të madh në përmbushjen e këtij qëllimi.

Një nga arsyet kryesore që ka shkaktuar këtë vonesë mund të jenë edhe përditësimet e vazhdueshme të Google në Lollipop. HTC duhet të jetë përpjekur të inkoporojë edhe këto përditësime që në publikimin zyrtar të Android Lollipop për HTC One M7 dhe M8. Patjetër që është i nevojshëm edhe certifikimi nga ana e kompanive celulare çka vonon edhe më tej këtë proçedurë.

Deri tani, HTC ka përditësuar versionet e Google Play të HTC One M8. Modeli M7 akoma nuk ka marrë përditësim në asnjë prej versioneve të saj. Tashmë qëllimi i kompanisë është ofrimi i këtij përditësimi në një afat kohor sa më afër premtimit të 90 ditëve.

Lajmet e fundit>