Harduer

Shtyhet përsëri, arkitektura 10 nanometër e procesorëve Intel vjen në fund të 2019-ës

Jul 27 2018
0 Shpërndarje
Intel raportoi 5 miliardë dollarë fitim, 78% më shumë sesa një vit më parë dhe të ardhura rekord prej 17 miliardë dollarësh tre mujorin e kaluar. Shtyhet përsëri, arkitektura 10 nanometër e procesorëve Intel vjen në fund të 2019-ës

Intel më në fund ka një datë për çipet 10 nanometër për kompjuterat: deri në fund të 2019-ës.

Më përpara kompania ka premtuar lançimin e procesorëve me këtë arkitekturë në masë në 2019-ën.

Por ky premtim ra të Enjten gjatë një konference mes ekzekutivësh të cilët qartësuan axhendën.

Intel raportoi 5 miliardë dollarë fitim, 78% më shumë sesa një vit më parë dhe të ardhura rekord prej 17 miliardë dollarësh tre mujorin e kaluar.

Kjo shtyrje nuk ka për të shpëtuar pa rënë në vëmendjen e industrisë. Që nga 2014-ta kompania shet vetëm procesorë 14 nanometër me gjashtë gjenerata procesorësh që nuk ndryshojnë në arkitekturë.

Në Qershor kompania tha se procesorë “Whiskey Lake” dhe “Amber Lake” debutojnë në Vjeshtë dhe janë një variacion i teknologjisë 14nm++.

AMD tashmë është në arkitekturën 12 nanometër e cila do të përdoret për procesorët e performancës së lartë Threadripper tashmë në gjeneratën e dytë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>