Lajmet

Shtyhet qëndrimi i Snowden në Rusi edhe për tre vite të tjera

Jan 19 2017
0 Shpërndarje
Ish nën kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-së, Edward Snowden, do të lejohet që të qëndrojë në Rusi edhe për disa vite tjera, sipas një zëdhënëse të qeverisë Ruse. Shtyhet qëndrimi i Snowden në Rusi edhe për tre vite të tjera

Qeveria Ruse ka shtyrë lejen e qëndrimit të Snowden, i akuzuar për spiunazh nga SHBA-të, tha Maria Zakharova, një zëdhënëse për Ministrinë e Jashtme Ruse. Zakharova lajmëroi këtë vendim në rrjetin social Facebook të Martën.

Posti i Zakharova erdhi si përgjigje e një shkrimi nga Michael Morell, ish zëvendës drejtori i CIA. Ai tha se Rusia mund të kthejë Snowden në SHBA si një “dhuratë perfekte inaugurimi” për Presidentin Donald Trump.

Më shumë se 167,000 njerëz kanë firmosur një peticion në 2013 që i kërkonte  Presidentit Obama për të falur Snowden. Obama refuzoi. Një fushatë për të falur Snowden është ende aktive. (PCWorld Albanian)

Tags >

Snowden
Lajmet e fundit>