Softuer

Shtyhet paraqitja e Crysis 2

Aug 4 2010
0 Shpërndarje
Shtyhet paraqitja e Crysis 2

Prodhuesi i saj Electorni Arts nuk ka dhënë ndonjë koment në lidhje me shtyrjen e datës së paraqitjes, dhe ka gjasa që loja të mos paraqitet as në fillim të vitit të ardhshëm. 

Crysis ndoshta nuk mund të jetë një prej lojërave më të pëlqyera prej gejzerëve, megjithatë të gjithë e pranojnë se kjo lojë ofron ambiente të bukura dhe detaje mahnitëse, natyrisht në shpinë të fuqisë së sistemit.

Pjesa e dytë që pritet të paraqitet duket se do të ofrojë edhe më shumë në këtë aspekt, por megjithatë duket se këtë vit nuk do të jemi në gjendje të shohim se çfarë do të ofrojë. Arsyeja për shtyrje nuk dihet, por duket se një shkaktar i mundshëm mund të jetë përgatitja e lojës për PC dhe konzolat tjera dhe në fazat e testimeve duket se janë paraqitur problemet e para.

Crysis 2 do të paraqitet për PC, Xbox 360 dhe PS3, por kur ende nuk dihet asgjë.

Lajmet e fundit>