Lajmet

Shuhet sistemi operativ Android CyanogenMod, çfarë ngelet

Dec 25 2016
0 Shpërndarje
Shuhet sistemi operativ Android CyanogenMod, çfarë ngelet

downloadCyanogen Inc. më në fund ka dërguar goditjen e fundit për CyanogenMod. Pas kthesave të shumta të zhurmshme për vite me rrallë, Cyanogen kohët e fundit deklaroi se kompania do të konsolidonte të gjitha përpjekjet e tyre në një sistem të ri të quajtur Cyanogen Modular OS.

Si pjesë e këtij konsolidimi, kompania ka deklaruar se shumë punëtorë, duke përfshirë vetë Cyanogen (Steve Kondik), do të ikin nga kompania. Më në fund, sot kompania deklaroi se të gjitha shërbimet Cyanogen dhe ndërtimet testuese të mbështetura nga Cyanogen do të ndërpriten pas 31 dhjetorit të këtij viti.

Vdekja e CyanogenMod

Pasi Cyanogen Inc. deklaroi këto lajme në blogun e tyre zyrtar, shumë njerëz ishin kofuz dhe spekuluan se çfarë do të ndodhte me CyanogenMod. Disa njerëz ishin të bindur se asgjë nuk do të ndryshonte për ROM-in e tyre të preferuar, dhe shumë vetë e keqinterpretuar deklaratën e Cyanogen Inc. Megjithatë, skuadra pas CyanogenMod e qartësoi se çfarë do të ndodhte në një tjetër blog. Në bazë, ja se çfarë do të ndryshojnë:

  • Të gjithë mbështetjet infrastrukturore dhe monetare për CyanogenMod nga Cyanogen Inc. do të ndalojnë. Kjo përfshin programuesit e paguar që kontribuojnë në kodin e projektit dhe gjithashtu për serverët e ndërtimeve testuese. Në këtë mënyrë, CyanogenMod nuk do të marrë më ndërtime testuese pas 31 dhjetorit të 2016.

  • Skuadra e CyanogenMod nuk do të vazhdojë zhvillimin zyrtar të projektit. Cyanogen Inc. ka në pronësi të gjitha të drejtat e markës, kështu skuadra e CyanogenMod ka vendosur që nuk ia vlen që të vazhdojë zhvillimin e projektit open source pa mbështetje monetare dhe infrastrukturore . Plus kësaj, edhe nëse skuadra do të gjente mënyra të tjera për të prodhuar të ardhura, si për shembull, me anë të dhurimeve, telashet nuk ia vlejnë për shkak të probleme të mundshme ligjore që mund të dalin me Cyanogen Inc.

  • Megjithatë, CyanogenMod do të ndryshojë markë dhe të riemërohet në LineageOS. Ne kemi dëgjuar fjalë për këtë projekt për disa javë tani, por tani kemi konfirmim të plotë për sa i përket qëllimit të tij. Kjo përpjekje, me shumë mundësi e drejtuar nga Steve Kondik, shpreson që të ringjallë çfarë e bënte CyanogenMod kaq të mirë – një përpjekje bazë, e drejtuar nga komuniteti në një shpërndarje Android. Ne nuk e dimë nëse LineageOS do të ia dalë, por është e besueshme që nëse ia del, skuadra mundet të gjejë të gjejë një server dhe të rregullojë çdo gjë që të imitojë infrastrukturën CyanogenMod.

  • Cyanogen Inc. nuk po mbyllet – të paktën jo tani. Kjo u bë e qartë në blogun e mëparshëm. Kompania thjesht po bën shkurtime dhe do të përqendrohet në një projekt të ri (programin “Cyanogen Modular OS”), dhe ato thjesht po ndërpresin shërbime që besojnë se nuk munden ti mirëmbajnë.

Tags >

Cyanogen
Lajmet e fundit>