Lajmet

Shuhet Unity, Ubuntu rikthehet në GNOME në 2018-ën

Apr 6 2017
0 Shpërndarje
Në të njëjtën kohë Canonical do ti japë fund zhvillimit të Ubuntu për telefonët dhe tabletët duke lënë të kuptohet se edhe projekti i konvergjecës ka marrë fund. Shuhet Unity, Ubuntu rikthehet në GNOME në 2018-ën Photo Source: Canonical

Gjashtë vite pasi e bëri ndërfaqe kryesor të Ubuntu, Canonical po heq dorë nga projekti Unity duke filluar nga viti i ardhshëm ku do të implementojë GNOME. Në të njëjtën kohë Canonical do ti japë fund zhvillimit të Ubuntu për telefonët dhe tabletët duke lënë të kuptohet se edhe projekti i konvergjecës ka marrë fund.

Ishte themeluesi i Canonical Mark Shuttleworth i cili njoftoi në një postim në blog këtë kthesë dramatike për kompaninë:

“Dua të dini se investimi ynë në Unity ka marrë fund, së bashku me konvergjencën. Do të zhvendosemi edhe njëherë tjetër drejt GNOME me Ubuntu 18.04.”

Në këtë pikë Ubuntu rikthehet në kohët e vjetra kur sistemi operativ vinte me GNOME dhe jo ndërfaqen e Canonical. Telefonët dhe laptopët Ubuntu nuk shijuan kurrë popullaritet në mesin e prodhuesve, konsumatorëve, kompanive e madje edhe zhvilluesve.

Duke kaluar në GNOME, Canonical gjithashtu heq dorë nga Mir për të zhvendosur drejt “Wayland Display Server. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>