Lajmet

Shuhet Vine, sot shansi i fundit për të ruajtur klipet 6 sekondëshe

Jan 17 2017
0 Shpërndarje
Nëse po e lexoni këtë me 17 janar, ju keni vetëm pak orë të mbetura për të shkarkuar klipet tuaja Vine nëse doni që ti keni si kujtim në të ardhmen. Shuhet Vine, sot shansi i fundit për të ruajtur klipet 6 sekondëshe Photo Source: Vine

Sot është dita që që aplikacioni mobil Vine bëhet Vine  Camera, siç u deklarua në Dhjetor të vitit të kaluar, dhe të gjitha videot në server do të kalojnë në arkivë.

Nuk dihet se për sa kohë, Twitter, do ti mbajë online këto Vine të arkivuara, por duke qartësuar deklaratën e tyre të Tetorit për largimin e Vine, tha se përdoruesit duhet të shkarkojnë Vine-t e tyre para 17 Janarit. Ju mund ti shkarkoni këto video nga aplikacioni Vine ose nga sajti në desktop.

Ti zgjidhni ato individualisht ose të merrni një email me të gjitha të përfshira. Nëse i merrni nga sajti, juve gjithashtu ju dërgohen komentet, pëlqimet, dhe shpërndarjet. Por nëse i shkarkoni nga aplikacioni nuk merrni asgjë ekstra.

Vine Camera i riemëruar, i cili hyn në efekt sot, do të lejojë përdoruesit që të bëjnë video të shkurta si më parë, por nuk do të ketë opsionin që ti ngarkoni ato në Vine. Ju do të jeni në gjendje që ti ruani në telefonin tuaj ose ti ngarkoni në Twitter. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>