Lajmet

Shuhet Windows Vista, Microsoft ndalon mbështetjen pas një dekade

Apr 11 2017
0 Shpërndarje
E njëjta gjë ndodhi edhe me Windows XP ndërsa Microsoft zhvendoset drejt “gjërave” më të mira pas një dekade përkushtim ndaj Vista. Shuhet Windows Vista, Microsoft ndalon mbështetjen pas një dekade

Windows Vista jep ditën e sotme lamtumirën. Pas datës 11 Prull Microsoft nuk do të mbështetë më Windows Vista-n: jo më përditësime të sigurisë, jo më arnime, jo më mbështetje teknike.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Windows XP ndërsa Microsoft zhvendoset drejt “gjërave” më të mira pas një dekade përkushtim ndaj Vista.

Microsoft thekson rrezikshmërinë që u kanohet përdoruesve nga përdorimi i një sistemi operativ i cili do bëhet edhe më keq pas kësaj date. Prej kohësh Internet Explorer 9 nuk merr më përditësime sigurie në Vista.

Edhe sikur të keni të instaluar Microsoft Security Essentials, ky i fundit do të përditësohet vetëm për një periudhë të kufizuar. Lajmi i mirë është numri i vogël i përdoruesve të Vista të cilët përbëjnë vetëm 0.78%.

Vista nuk qe asnjëherë sistemi operativ i dashur i Microsoft. Irritimet që shkaktonte “User Access Control” dhe prezantimi i Menaxhimit të të Drejtave Dixhitale, luajnë rol kyç në refuzimin masiv që ju bë sistemi operativ. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>