Harduer

Me shumë gjasa kjo është Galaxy S8-ta

Feb 27 2017
0 Shpërndarje
Me shumë gjasa kjo është Galaxy S8-ta

Samsung do të prezantojë Galaxy S8-ën me 29 Mars dhe fotot e video të telefonit vijojnë të publikohen çdo ditë.

Më të fundit janë dy video publikuar në Youtube nga Slashleaks të cilat konfirmojnë një ekran të lakuar dhe portë 3.5mm. Telefoni ngjan së tepërmi me paraardhësin por mungojnë butonat fizikë dhe me prekje të modelit të kaluar.

Videot janë të shkurtra dhe nuk zbulojnë shumë detaje të telefonit. Edhe pse na ndan vetëm një muaj nga debutimit, fotot dhe videot jozyrtare pritet të vijojnë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>