Analiza

Shumë shitës nuk kanë asnjë plan për vendosjen e sistemit Apple Pay

Oct 12 2014
0 Shpërndarje
Shumë shitës nuk kanë asnjë plan për vendosjen e sistemit Apple Pay

apple-payKur u bë lajmërimi për aplikacionin e Apple Pay muajin e kaluar, kompania Apple tregoi gjithashtu një listë të bashkëngjitur në të cilën tregoheshin partnerët të cilët do të vendosnin sistemin NFC-powered për pagesat nëpërmjet iPhone duke filluar nga tetori , duke përfshirë këtu Nike, McDonald’s dhe Macy.

Gjithsesi gazeta Daily Dot ka thënë se ka një sërë biznesesh të cilat momentalisht nuk kanë asnjë plan për të adaptuar sistemin e pagesës nëpërmjet telefonit, dhe disa të tjerë deklarojnë që po e konsiderojnë si mundësi implementimin e këtij sistemi për të ardhmen, por nuk është se kanë vendosur ndonjë date ekzakte se kur do fillojnë ta përdorin këtë shërbim.

Nuk është shqetësimi kryesor i tyre hezitimi i adaptimit të ndryshimeve. Si shqetësim kryesor mund të jetë fakti se ato u kapën në befasi nga lajmërimi dhe u duhet kohë të vlerësojnë përfitimet dhe kostot e përdorimit të këtij sistemi në dyqanet e tyre.

Lista e kompanive të cilat janë ende duke e vlerësuar këtë teknologji përfshin shitësit e mëdhenj elektronikë si Best Buy, restorantet si Pizza Hut dhe Chipotle, Belk dhe Bed, Bath & Beyond. Shumë dyqane të tjera figurojnë në listë. Edhe pse numri i aplikacioneve që e mbështesin këtë shërbim është i shumtë, pritet që edhe të tjerë ti shtohen kësaj liste së shpejti.

Por në fund të fundit mos u shqetësoni nëse dyqani juaj i preferuar nuk e ka adaptuar Apple Pay akoma, ose nëse thotë që as nuk e ka në plan ta bëjë. Arsyet mund të jenë që nuk ka arritur ende të kuptojë si ta përballojë ndryshimin apo nëse do t’ja vlejë paratë dhe përpjekja e bërë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>