Lajmet

Shumica e përdoruesve të iPhone e kanë aktivizuar opsionin e gjetjes së telefonit

Dec 19 2013
0 Shpërndarje
Shumica e përdoruesve të iPhone e kanë aktivizuar opsionin e gjetjes së telefonit

iphone5_dt_1160-100054973-galleryKatër në pesë përdorues iPhone e kane aktivizuar opsionin që i ndihmon të lokalizojnë, të kyçin dhe të fshijnë kujtesën e telefonit të tyre në rast së këta të fundit vidhen apo humbasin. Të dhënat vijnë nga një sondazh i kryer nga zyra e avokatit të rrethit të San Françiskos.

Sondazhi është kryer në dy javët e para të nëntorit me qëllim për të kuptuar më mirë se çfarë ndodh pasi një telefon vidhet, fenomen ky që po ndeshet shpesh në qytetet e mëdha amerikane. Sondazhi u reklamua përmes mediave sociale dhe tërhoqi 347 të anketuar.

Edhe pse mungon një bazë më e gjerë përdoruesish, nga sondazhi doli në pah se 245 të anketuarve – 78% – e kishin aktivizuar opsionin e Find my iPhone.

Softueri i ndihmon përdoruesit të gjejnë telefonin e tyre përmes hartave, ta kyçin atë si dhe të fshijnë çdo informacion personal. Versioni i ri i iOS-it përfshin edhe një opsion për ta kyçur telefonin, çka e mban telefonin të sigurt në rastet se fshihen të dhënat apo çkyçet nga një palë e tretë edhe në mungesë të fjalëkalimit.

Vjedhja e smartfonëve po ndodh shpesh dhe është kthyer në problem serioz në qytetet më të mëdha të SHBA-së. Shumë përdoruesve u janë vjedhur telefonët nga dora apo në raste të caktuara edhe janë kërcënuar me armë apo thika për ta dorëzuar atë.

Për këto arsye, kjo çështje po trajtohet me shumë seriozitet në SHBA dhe zyrat e avokatëve po punojnë gjithmonë e më tepër për t’i bërë prodhuesit e smartfonëve dhe operatorët telefonike më të ndërgjegjshëm për të shtuar opsionet e sigurisë. (PCWorld Albanian)

findmyiphone-100016878-large

Lajmet e fundit>