Biznes

Shumica e shfrytëzuesve të Facebook nuk i klikojnë reklamat

May 18 2012
0 Shpërndarje
Shumica e shfrytëzuesve të Facebook nuk i klikojnë reklamat

Një hulumtim i bërë nga CNBS dhe Associated Press tregon se 57% e shfrytëzuesve të Facebook kurrë nuk klikojnë në reklama dhe nuk merren me materialet sponzoruese në këtë uebfaqe, derisa 26% e shfrytëzuesve deklaruan se gati asnjëherë nuk klikojnë në reklama. Vetëm 4% nga të anketuarit deklaruan se shpesh klikojnë në reklama.

Rezultatet e këtij hulumtimi u publikuan në të njëjtën ditë kur General Motors deklaroi se nuk do të reklamoj më në Facebook. Ky vendim i prodhuesit të veturave është një rezultat i vlerësimit të kompanisë së reklamimi në Facebook ka pak efekt tek blerësit. Vendimi i General Motors, që është reklamuesi i tretë në SHBA (pas Procter & Gamble Co dhe AT&T Inc) vetëm vitin e kaluar ka shpenzuar 1,1 miliard dollarë në reklama, ka shfaqur shumë telashe në strategjinë e kësaj faqeje sociale dhe i thellon dyshimet se a është më i mirë reklamimi në Facebook apo në mediat tradicionale.

Në General Motors thonë se kompania edhe më tutje do t’i ketë faqet e tyre në Facebook, hapja e të cilave është falas dhe në të cilat do të vazhdojnë me reklamimin e automjeteve të tyre dhe kompanisë nuk do t’i kushtojë asgjë.

General Motors deri tani për praninë e saj në rrjetin social Facebook shpenzoi 40 milionë dollarë në vit, prej të cilave 10 milionë dollarë u paguan për reklamim, kurse shuma tjetër u përdor për krijimin e përmbajtjes dhe pagesat ndaj agjensioneve që morën pjesë në fushata.

Vendimi i General Motors-it vjen në momentin më të keq për Facebook-un, i cili është në prag të shitjes së aksioneve. Parashikimet e analistëve janë se biznesi i Facebook-ut e ka mbërritur maksimumin dhe nuk ka më vend për rritje, si dhe fakti që fitimi i kësaj kompanie është zvogëluar në çerekun e parë të këtij viti, duke përfshirë edhe pjesën e fitimit i cili rrjedh nga reklamat, tregon se Facebook duhet të ndryshojë diçka rreth çasjes së reklamimit për t’i bindur investitorët dhe reklamuesit që të investojnë në këtë faqe.

Facebook Inc, e themeluar para tetë vitesh nga Mark Zuckerberg në një dhomë konvikti në Universitetin e Harvardit, tani vlerësohet me më shumë se 100 miliardë dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>