Lajmet

Shumica e shfrytëzuesve të Windows përdorin OpenOffice

May 26 2012
0 Shpërndarje
Shumica e shfrytëzuesve të Windows përdorin OpenOffice

Sipas disa statistikave të lansuara së fundi nga kompania Apache, thuhet se 9 prej 10 shkarkimeve të versionit të ri të OpenOffice janë bërë nga shfrytëzuesit e Windows.

Skuadra tha se prej 1,000,663 shkarkimeve të versionit OpenOffice 3.4, 87% e tyre ishin bërë nga shfrytëzuesit e Windows, 11% të Mac OS dhe vetëm 2% nga shfrytëzuesit e Linux.

Sidoqoftë, Reddit hedh poshtë këto statistika duke thënë se ato nuk janë të sakta, për shkak të faktit se shumica e shfrytëzuesve të Linux zakonisht nuk shkarkojnë programe nga Interneti.

“Shfrytëzuesit e Linux preferojnë ta marrin softuerin direkt nga prodhuesi në adresën e tyre të caktuar në vend se ta shkarkojnë atë nga Ueb faqja e OpenOffice.org” thotë shfrytëzuesi me nofkën houseofzeus.

Duke pasë parasysh këtë fakt, shumica pajtohen që suksesi i LibreOffice- një version i ri i OpenOffice- ka përfituar një pozicion të mire në treg për të gjitha sistemet operative.

“LibreOffice është më i popullarizuar në komunitetin e shfrytëzuesve të Linux. Unë preferoj ta hapë OpenOffice.org për shkak të përmirësimeve të shumta,” shkruan aliendude5300. Si përparësi kryesore citohet të jetë koha e shkurtër e ngarkimit të LibreOffice.

Me kalimin e suitës OpenOffice nga Oracle tek Apache, është vërejtur një sukses i madh në përmirësime.

Apache në muajin mars ka deklaruar se i është dashur një kohë bukur e gjatë që të kaloj nga infrastruktura e Oracle dhe të punoj sërish në komponentet e mbrojtura për t’u siguruar që ato janë në pajtim me politikat e lincensimit të Apache. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>