Analiza

Shumica e shoferëve dërgojnë mesazhe gjatë drejtimit të automjetit, pavarësisht rreziqeve

Nov 5 2014
0 Shpërndarje
Shumica e shoferëve dërgojnë mesazhe gjatë drejtimit të automjetit, pavarësisht rreziqeve

341625Pothuajse çdokush e di që shkrimi i mesazheve tekst gjatë vozitjes është gjë e rrezikshme. Sidoqoftë, shumica e njerëzve i bëjnë njëkohësisht që të dy këto veprime. Në një sondazh të ri, 98 për qind e shoferëve që posedojnë telefonë celularë dhe që dërgojnë rregullisht mesazhe janë në dijeni për rreziqet, por sidoqoftë, rreth 75 % e tyre e pranojnë që shkruajnë mesazhe teksa janë duke drejtuar automjetin, ndonëse kjo është shkelje e ligjit në disa vende.

Ky sondazh, që si mostër pati 1,004 adoleshentë nga SHBA-ja të anketuar, u lëshua gjatë të mërkurës nga AT&T, si pjesë e fushatës kundër dërgimit të mesazheve dhe drejtimit të makinës në të njëjtën kohë. Kjo vjen teksa AT&T e ka zgjeruar praninë e një aplikacioni pa pagesë që shuan njoftimet e porosive tekstuale.

Aplikacioni DriveMode është duke ardhur në iPhone pasi më parë ishte në dispozicion në Android dhe BlackBerry. Sondazhi gjeti një varg të gjerë të arsyeve se përse shoferët shkruajnë mesazhe. 43 për qind e shoferëve që dërgojnë mesazhe thanë që ata duan të qëndrojnë të lidhur me shokët, familjen dhe punën. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>