Analiza

Shumica nuk po i pëlqen ndryshimet në Facebook

Sep 24 2011
0 Shpërndarje
Shumica nuk po i pëlqen ndryshimet në Facebook

Në një anketë të bërë së fundi me më shumë se 1,000 njerëz nga ana e Sodahead, faqja ka arritur të gjejë se 86 për qind e audiencës së Facebook ka dhënë pakënaqësi të fuqishme ndaj ndryshime të paralajmëruara nga Zuckerberg në konferencën e zhvilluesve të Facebook f8, që u mbajt këtë javë. Të rinjtë dhe femrat u shfaqën më të zëshme ndaj ndryshimeve, ku rreth 90% prej tyre patën qëndrime të fuqishme kundër dizajnit të ri. Rreth 80% e meshkujve kanë pasur një pakënaqësi prë dizajnin e ri. Gjersa femrat janë dukshëm më shumë sesa meshkujt në Facebook, të rinjtë e moshës 18 – 25 janë përqindja më e madhe e përdoruesve në SHBA që përbën këtë rrejt social.

I vetmi grup që ka pasur përkrahje ndaj dizajnit të ri kanë qenë punëtorët IT. Përveç kësaj njerëzit me të hyra më shumë se 100,000 dollarë në vit dhe studentët e logjeve nuk kanë qenë aq të pakënaqur si përdoruesit tjerë. Pasi ndryshimeve me News Ticker dhe me dizajnimin e ri të profilit, Facebook ka pranuar me mijëra komente negative në blogun e saj zyrtar ku janë paraqitur ndryshimet. Pas konferencës kryesore ku u shpalosën ndryshimet, Zuckerberg menjëherë u vu para pyetjeve me përgjigje defensive duke theksuar se dizajni është testuar nga njerëz brenda dhe jashtë zyrave të Facebook.

Gjersa përdoruesit do të jenë në gjendje që për një kohë të shkurtër të mos shfrytëzojnë dizajnin e ri, ata me kalimin e kohës do të duhet të bëjnë kalimin në profilin Facebook Timeline. Ky modus është ende në fazë testuese dhe zyrtarë të Facebook pritet ta shpalosin versionin e përfunduar me hapa të ngadaltë përgjatë llogarive të ndryshme. Kushdo që është i interesuar të shikojë Facebook Timeline para miqve të tyre mund të shikojë një artikull sesi mund të bëhet ky avancim. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>