Lajmet

Shyqri Haxha nderohet me mirënjohje nga invalidët e luftës

Apr 29 2010
0 Shpërndarje
Shyqri Haxha nderohet me mirënjohje nga invalidët e luftës

Mirënjohjen për kontributin e dhënë ndaj invalidëve të luftës, Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së ia ndau Fadil Shurdhaj, u.d i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, i shoqëruar nga Enver Krasniqi, sekretar i Shoqates dhe Faik Fazliu, udhëheqës i Zyres për Çështje të Veteranëve të Luftës pranë Kryeministrit.

“Jam i lumtur dhe i nderuar që përkushtimi ynë vlerësohet dhe nderohet pikërisht me ndarjen e mirënjohjes nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së. Këta invalidë kanë dhënë më së shumti për Kosovën dhe është nder i madh për PTK-në që disa prej këtyre personave sot punojnë në kompaninë tonë”, deklaroi Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, dr. Shyqyri Haxha me rastin e pranimit të mirënjohjes.

Që prej ardhjes së Kryeshefit Ekzekutiv, dr. Haxha në krye të PTK-së, invalidët e luftës janë përkrahur dhe ndihmuar në mënyra të ndryshme. 

PTK ka ndarë  një donacion për ndërtimin e shtëpive për kategoritë  e rrezikuara, ku bëjnë pjesë edhe invalidët e luftës, ndërkohë që ka bërë të mundur punësimin e 16 personave, pikërisht të kësaj kategorie, të cilët kanë aftësi të kufizuara pune.

Nga ana e tij, Fadil Shurdhaj u.d. Shoqatës së Invlidëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar KE të PTK-së për mbështetjen e madhe dhe ofrimin e mundësisë së integrimit të invalidëve të luftës në përputhje me aftësitë që dalin nga nevojat e tyre të veçanta. 

“Kjo mirënjohje i ndahet Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, dr. Shyqyri Haxha për kontributin e tij dhënë invalidëve të luftës, përmes punësimit të 16 personave, ndërtimit të disa shtëpive dhe ndihmave të tjera sociale”, bëri ditur z.Shurdhaj

Posta dhe Telekomi i Kosovës nën menaxhimin e dr. Haxhës ka bërë më shumë se çdo institucion tjetër në fushën e punësimit, aftësimit dhe solidaritetit si dhe nxitjes së këtyre kategorive për angazhim në krijimin e mbështetjes për dinjitet, të drejta dhe mirëqenie.  

Lajmet e fundit>