Harduer

Si duhet të jetë iPhone 6 që të tërheqë vëmendjen e konsumatorëve

Sep 12 2013
0 Shpërndarje
Si duhet të jetë iPhone 6 që të tërheqë vëmendjen e konsumatorëve

IPhone 5S i sapo prezantuar nga Apple ka pasuruar me disa veçori të reja linjën e smartfonëve të kompanisë, megjithatë përsëri mbetet thjesht një version i përmirësuar i iPhone 5.

Çfarë duhet të bëjë Apple me iPhone 6 që të bëjë vërtet përshtypje te konsumatorët?!

Ekrane më të mëdhenj – Të dhënat më të fundit kanë treguar se preferencat e konsumatorëve janë drejt smartfonëve me ekrane më të mëdhenj se 4 inç. Apple duhet të shmangë përmasat e hibridëve telefon-tablet (5-7 inç), megjithatë do të ishte mirë të sillte në treg një pajisje me ekranin të paktën 4.5 inç.

Wi-Fi 802.11ac – Ky është standardi më i ri i aprovuar nga IEEE (Institute of Electrical and Electronics Engineers) për teknologjinë Wi-Fi i cili do të ishte mirë të suportohej nga iPhone-ët e gjeneratës së ardhshme.

NFC – Near Field Communications është teknologjia e përfolur prej kohësh që mundëson pagesat nëpërmjet smartfonëve e cila është shumë e dobishme dhe për veprime të tjera. Apple deri tani nuk ka treguar interes për këtë teknologji, por ndoshta kompania po pret që të maturohet tregu në këtë drejtim dhe deri vitin tjetër mund ta shohim të aplikuar tek iPhone 6.

Më shumë piksel për kamerat – Konsumatorët kanë treguar se janë shumë të tërhequr nga fotot cilësore dhe kamerat me sa më shumë piksela përbëjnë një veçori shumë të rëndësishme për ta. Apple deri tani ka rezistuar me 8 megapiksel, megjithatë ndoshta ka ardhur koha të ofrojë akoma më tepër duke marrë parasysh edhe ecurinë e konkurrentëve në treg.

Bateri rezistente – Jetëgjatësia e një baterie është shumë e rëndësishme për përdoruesit pasi zakonisht ajo nuk reziston më tepër se 1 ditë për shkak të ekzekutimit të shumë aplikacioneve apo përdorimit të Internetit. Ndoshta do të ishte mirë që Apple t’u jepte fund ankesave të konsumatorëve në këtë drejtim. (PCWorld Albanian)

Iphone5sIphone5c

Lajmet e fundit>