Lajmet

Si e censuron Kina Twitter-in e vet në kohë reale

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
Si e censuron Kina Twitter-in e vet në kohë reale

Twitter është një nga platformat e shumta ku njerëzit mund të shprehin mendimin e tyre, cilido qoftë ai. Mendime të cilat në vende jo demokratike nuk shkojnë deri në veshin e popullit, gjë që çon në censurimin pothuajse të plotë të internetit.

Por në Kinë situata është ndryshe. Ka mijëra mjete censurimi të cilat filtrojnë përmbajtjen e klonit kinez të Twitter-it, Weibo. Edhe pse kinezët nuk i bëjnë publike metodat e tyre, informaticienët kanë arritur të zbulojnë se sa efikas mund të jetë i gjithë ky proces.

Weibo ka mbi 300 milionë përdorues të cilët dërgojnë pothuajse 100 milionë mesazhe në ditë me njëri-tjetrin. Pra, rreth 70 000 mesazhe në minutë.

Duke vëzhguar një kampion me 3500 postues, 4500 postime të të cilëve ishin censuruar në një hark kohor prej 15 ditësh, Dan Wallach nga Rice University në Houston, Texas dhe kolegët e tij arritën të zbulonin mënyrën më të cilën Kina censuron përmbajtjen, me një shpejtësi jashtëzakonisht të lartë.

32% e cicërimave arrihen të censurohen brenda një minute nga postimi i tyre dhe 90% brenda ditës. Nëse një censurues i zakonshëm arrin të skanojë rreth 50 postime në minutë, do të duheshin 1400 censurues për të përballuar 70 000 postimet e ditës.

Kina akoma pa Facebook

Nëse punojnë me një orar prej 8 orësh në ditë, do të duheshin 4200 censurues çdo ditë.

Sigurisht që ata ndihmohen edhe nga mjete si njoftime për fjalë kyçe të caktuara, lista e postuesve problematikë, fjali që bllokohen automatikisht etj. gjithsesi, ajo që dihet me siguri është se Kina po investon seriozisht në këtë aspekt. (PCWorld Albanian)

twitter

Lajmet e fundit>