Analiza

Si e kërcënon internetin mbyllja e Google Reader

Mar 18 2013
0 Shpërndarje
Si e kërcënon internetin mbyllja e Google Reader

Njerëzit kanë parashikuar prej kohësh se RSS-ve do t’u vinte një ditë fundi, por mbyllja e Google Reader është një hap më afër drejt këtij parashikimi.

Mungesa e një shërbimi të tillë do të bëjë që ndoshta shumë njerëz të heqin dorë totalisht nga RSS dhe ndoshta t’i ndjekin burimet e tyre të preferuara vetëm në mediat sociale si Facebook, Twitter etj.

Prej kohësh vihet re se RSS po suportohet nga gjithmonë e më pak botues, gjë që tregon se kjo metodë e gjenerimit të përmbajtjes po shkon drejt fundit të një spiraleje. Megjithatë, mbylla e një shërbimi si Google Reader po e përshpejton këtë proces.

Disa analistë besojnë se njerëzit do të reduktojnë burimet prej së cilave marrin informacione, sepse nuk mund të kontrollojnë dhjetëra faqe njëkohësisht për materialet e reja që janë postuar. Nga ana tjetër, marrja e informacioneve përmes mediave sociale të bën të humbasësh më tepër kohë dhe leximi është më i ngadalte.

Mungesa e një lexuesi RSS si Google Reader informacionet e marra do të jenë më të pakta në sasi, do të merren më ngadalë dhe do të kenë ndërhyrje nga algoritme të palëve të treta. Nga ana tjetër, edhe publikuesit do të kenë më pak lexues, duke bërë që gjithë ekosistemi i internetit të tkurret.

Ne nuk mund t’i vëmë faj Google, pasi është zgjidhja e tyre për të mbyllur një shërbim, veçanërisht si Google Reader që ofrohej pa pagesë. Megjithatë, shpresojmë që një ose më tepër konkurrentë për leximin e RSS të jenë të aftë të ofrojnë një përvojë po kaq të mirë apo edhe më të mirë për RSS.

Si të abonoheni përmes RSS në faqet e fansave në Facebook

Sigurisht, RSS mund të mos jenë një nga mjetet më trendy që ekzistojnë, por për ne që i përdorim, do të ishte humbje e madhe. Nëse vërtet mbyllja e Google Reader do të përshpejtojë fundin e RSS, atëherë jemi duke humbur një mjet me vlera të rëndësishme sociale. (PCWorld Albanian)

rss

Tags >

RSS
Lajmet e fundit>