Lajmet

Si e mori emrin softueri Siri

Dec 25 2012
0 Shpërndarje
Si e mori emrin softueri Siri

Një kompani startup duhet ta zgjedhë me kujdes emrin e saj. Ai duhet të jetë i lehtë për t’u mbajtur mend, i shkurtër në të shkruar, lehtësisht i shqiptueshëm dhe të jetë një emër jo tepër i zakonshëm, pra me një fjalë, i veçantë.

Adam Cheyer, bashkëthemelues i Siri-t, shprehet se: “Kur u rendit si kandidati kryesor emri Siri, të gjithë pjesëtarët e skuadrës kishin një shpjegim të preferuar mbi këtë emër”.

Dag Kittlaus, CEO-ja norvegjezo-amerikan kishte menduar ta quante fëmijën e tij Siri dhe i pëlqente kuptimi skandinav “vajzë e bukur që të çon drejt fitores”.

Për mua, Siri, që do të thotë “sekret” në suahilisht, ishte komplimenti për kompaninë tonë të dikurshme stealth-company.com.

Po ashtu, më ka pëlqyer fakti që ishte e kundërta e Iris, një sistem softuerik në të cilin kam ndihmuar për ta zhvilluar, pjesën e projektit CALO, prej nga doli Siri.

Grupi zhvillues e dinte shumë mirë kuptimin e Siri-t në gjuhën sinhalese, por nuk arritën të njoftoheshin që “shiri” do të thotë “prapanicë” në japonisht (sigurisht që nuk janë e njëjta fjalë, por shqiptimi përafron).

Për zhvilluesit ishte e papritur që Apple e mbajti emrin Siri gjatë lançimit për sistemin operativ iOS. (PCWorld Albanian)

Siri

Tags >

siri
Lajmet e fundit>