Lajmet

Si e përcakton kompjuteri temperaturën e diskut

Jun 10 2013
0 Shpërndarje
Si e përcakton kompjuteri temperaturën e diskut

diskuËshtë e vërtetë që mos interesimi në shumë hollësi se si ndodhin shumë gjëra të cilat i përdorim, ndihmon në kryerjen më të shpejt të punëve të ndryshme.

Për shembull, ju mund të jeni përdorues të rregullt të kompjuterit, por mbase as që e keni menduar ndonjëherë se si kompjuteri, kjo pajisje aq e popullarizuar dhe e përdorur gjatë një pjese të madhe të kohës, e përcakton temperaturën e diskut.

Nëse jeni të interesuar ta dini përgjigjen e pyetjes që është vendosur në titull, atëherë tani po i’ua themi.

Disku i fortë, apo i njohur mbase më mirë si hard disku ka një sensor të temperaturës (ose shumë sensorë të temperaturës, që mund të përdoren për kontrollim të brendshëm, vetë-testim etj…) brenda dhe këto të dhëna pastaj barten përgjatë SMART-it (në fakt, ky është një parametër i standardizuar i SMART-it).

Nëse dëshironi që të kuptoni më tepër për sistemin SMART dhe çdo gjë të cilën ai është në gjendje që ta raportojë, atëherë klikoni këtu, lidhje kjo e cila iu dërgon në një artikull në Wikipedia ku do të mund të gjeni që ka ndryshore për të gjitha, nga temperatura deri tek koha e rrotullimit, gabimet dhe çdo gjë në mes tyre. (PCWorld Albanian)

tempratura e diskut

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>