Lajmet

Si e ruajnë anonimatin online të rriturit amerikanë

Sep 13 2013
0 Shpërndarje
Si e ruajnë anonimatin online të rriturit amerikanë

shadowsNjë pjesë e madhe e përdoruesve të rritur që përdorin internetin marrin masa për të qenë sa më të padukshëm onlline – duke fshirë postime të vjetra, duke çaktivizuar cookies në shfletuesit e tyre si dhe duke përdorur adresa të përkohshme e-maili.

Në grafikun e krijuar nga Statista tregohen mënyrat më të përdorura nga të rriturit amerikanë për ruajtjen e identitetit të tyre si dhe të dhënave personale në internet. Këto rezultate vijnë nga të dhënat e Pew Research Center.

Në total, 64% e të rriturve amerikanë e mbrojnë identitetin e tyre duke fshirë cookies dhe historikun e shfletuesit. Lista vazhdon me fshirjen e postimeve të vjetra, mënjanimi i uebfaqeve që kërkojnë emrin e vërtetë, përdorimi i adresave të përkohshme të e-mailit apo emra përdoruesish që nuk janë emri i tyre i vërtetë etj.

Lista e mëposhtme mund t’ju ndihmojë duke ju dhënë disa ide se si mund ta mbroni edhe ju identitetin tuaj online. (PCWorld Albanian)

2013_09_11_Visible

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>