Lajmet

Si e shfaq Facebook-u listën tuaj të miqve edhe në qoftë se ajo është private

Nov 23 2013
0 Shpërndarje
Si e shfaq Facebook-u listën tuaj të miqve edhe në qoftë se ajo është private

Facebook-u ju premton që ju jeni personat që mund ta kontrollojnë listën e miqve tuaj, por kjo mund të mos jetë gjithmonë e vërtetë.

Irene Abezgauz, zv. Presidente e menaxhimit të produkteve në Quotium, gjeti një dobësi në veçorinë e Facebook-ut, që njihet me emrin “People You May Know” (Njerëzit që mbase njihni).

Me pak fjalë, çdo njeri në internet mund të gjejë se cilët janë miqtë që keni në Facebook, edhe në qoftë se listën e keni vendosur në private. Mjafton të krijojnë një llogari të rreme Facebook-u dhe t’ju dërgojnë një kërkesë miqësie. Edhe në qoftë se nuk i përgjigjeni, ata mund ta shohin listën e miqve përmes karakteristikës “People You May Know.”

Abezgauz e bëri publike këtë dobësi në AppSec USA 2013, një konferencë që mbahet në Nju Jork për sigurinë. Karakteristika “People You May Know” është një veçori kryesore që i ndihmon përdoruesit në Facebook të krijojnë lidhje të reja miqësie. Ajo ju ndihmon të gjeni miq të vjetër apo ish-kolegë si dhe të krijoni miqësi me njerëz të cilët janë miq të miqve tuaj.

Le të shohim tani se si e përcakton Facebook-u privatësinë e “People You May Know” para se të kalojmë tek dobësia. Facebook-u i tha Abezgauzit: “Mos harro: Miqtë mund të kontrollojnë se kush e sheh listën e tyre të miqve në profilin e tyre. Nëse njerëzit mund të shohin listën tënde në një profil tjetër, do të kenë mundësi ta shohin atë edhe në furnizuesin e lajmeve, në kërkim apo në vende të tjera në Facebook. Po ashtu, do të mund të shohin edhe miqtë e përbashkët në profilin tënd.”

Kjo ngre dy çështje të rëndësishme:

1. Kjo do të thotë se nëse ju e keni private listën por miqtë tuaj e kanë bërë publike listën e tyre, fakti që e ata e kanë bërë publike e tejkalon privatësinë tuaj.

2. Nëse ju dhe miku juaj i keni listat private, por pëlqeni një foto të një mikut tuaj, e cila është publike, atëhere automatikisht nënkuptohet që ju e keni atë në listën e miqve.

Duke iu referuar kësaj logjike, nëse ju dhe miku juaj i keni listat private dhe nuk bëni asnjëherë ndërveprime publike (si ajo me pëlqimin që përmendëm pak më lart), atëhere lista duhet të jetë private apo jo?

Gabim: Lista do të vazhdojë të shfaqet.

Për të testuar këtë, Abezgauz ka krijuar dy llogari të reja. Le t’i quajmë ato Përdoruesi A dhe Përdoruesi B. Duke i përdorur të dyja, Abezgauz vuri re:

1. Përdoruesi A, i cili e ka listën e miqve në private, shton disa miq që e kanë po ashtu listën në private.

2. Përdoruesi A nuk bën asnjë ndërveprim me këta njerëz, thjesht i pranon ata si miq.

3. Përdoruesi B, shton përdoruesin A si mik. Përdoruesi A nuk i përgjigjet.

4. Facebook-u i shfaq automatikisht Përdoruesit B opsionin “People You May Know”, bazuar në listën e miqve të përdoruesit A.

5. Rezultati përfshin miqtë e përmendur në hapin 1, me të cilët Përdoruesi A nuk ka asnjë ndërveprim.

6. Facebook-u, i cili pretendon se shfaq vetëm miqtë me të cilët ju keni pasur ndërveprime publike, nuk është i vërtetë.

Për të shpjeguar këtë gjë, Facebook-u u përgjigj se: “Nuk keni ndonjë mënyrë si ta dini se këto sugjerime që shihni përfaqësojnë komplet listën e miqve të dikujt.”

Abezgauz tha se ajo sheh qindra sugjerime. Pra, nuk është e gjithë lista, por të paktën 80% e saj. Arsyeja pse njerëzit e bëjnë private listën e miqve është pikërisht sepse nuk duan që të tjerët ta shohin atë. Pritet ende një reagim i dytë zyrtar nga Facebook-u. (PCWorld Albanian)

Facebook-Create-Friends-List-1

Lajmet e fundit>