Analiza

Si e shpenzojnë kohën amerikanët për të ndjekur platformat e ndryshme (Infografik)

Jun 11 2013
0 Shpërndarje
Si e shpenzojnë kohën amerikanët për të ndjekur platformat e ndryshme (Infografik)

Amerikan PlatformSipas të dhënave të studimit të fundit “Cross-Platform Report”, të Nielsen, për tremujorin e parë të vitit 2013 amerikanët shpenzojnë mesatarisht 42 orë çdo javë duke ndjekur materiale informative, edukuese ose argëtuese nëpër të gjitha platformat.

Në aspektin e njohjes së informacionit nga mediat e reja, asgjë nuk po rritet më shpejt sesa “përqafimi” i pajisjeve të lëvizshme dhe konsumimi i përmbajtjes në këto pajisje. Përmbajtja në pajisjet e lëvizshme që konsumohet nga përdoruesit amerikanë përfshin: video të ndryshme, lajme nga sporti etj.

Sjellja e shikueshmërisë varion sipas përkatësisë etnike: afrikano-amerikanët shohin më tepër se 55 orë, hispanikët më tepër se 34 orë dhe amerikano-aziatikët shohin më tepër se 26 orë. Pothuajse 37 nga 42 orët e shpenzuara përpara ekranit të televizorit, përdoruesit i përdorin për të parë rreth tre orë materiale “time-shifted”.

Për më tepër informacione shikoni infografikun e mëposhtëm. (PCWorld Albanin)

infografika amerikan

Lajmet e fundit>