Lajmet

Si e vlerësojnë Facebook Home përdoruesit e Android

Apr 24 2013
0 Shpërndarje
Si e vlerësojnë Facebook Home përdoruesit e Android

Facebook Home, aplikacioni që u prezantua para disa javësh për Android, mesa duket nuk është pëlqyer shumë nga përdoruesit.

Kjo ide e re inovative, e cila synon ta kthejë telefonin tuaj në një rrjet social të vërtetë, është parë nga shumica e përdoruesve si një “mankth” i vërtetë, në një kohë kur njerëzit po përpiqen gjithmonë e më tepër të shpenzojnë sa më pak kohë nëpër rrjetet sociale.

Aktualisht, rreth 12 000 opinione përdoruesish e kanë vlerësuar (mesatarisht) me 2.2 pikë aplikacionin.

Për të bërë një krahasim, aplikacioni i zakonshëm i Facebook-ut për Android ka një vlerësim prej 3.6 pikësh, ndërsa loja Fruit Ninja vlerësohet mesatarisht me 4.3 pikë.

Të gjithë e dimë se produkte të mëdha siç është në këtë rast edhe Facebook Home do të marrim padyshim mendime dhe përshtypje nga më të ndryshmet.

Megjithatë, një pjesë e tyre, përveçse është shprehur kundër idesë së Mark Zuckerberg për ta sjellë rrjetin social 24 orë në 24 në telefon, është ankuar edhe për mungesën e funksionaliteteve dhe opsioneve që disponon aplikacioni.

Pjesa tjetër ankohet për jetëgjatësinë e baterisë, të cilën mesa duket aplikacioni e shkurton në mënyrë të ndjeshme (për shkak të përditësimit të shpeshtë të lajmeve). Disa të tjerë bezdisen nga fakti që aplikacioni qëndron i hapur gjatë gjithë kohës, pasi ata dëshirojnë që të arrijnë ta mbyllin atëherë kur duan të qetësohen.

Megjithatë, përpos opinioneve, rëndësi ka edhe numri i shkarkimeve. Facebook Home nuk po ecën edhe aq mirë sa disa aplikacione të tjera popullore. Dje është renditur në listën e aplikacioneve që janë shkarkuar nga 500 000 – 1 milion herë.

Për të bërë një krahasim, Instagram është shkarkuar 1 milion herë brenda 24 orëve. Nëse marrim parasysh se rrjeti ka mbi 1 miliard përdorues në të gjithë botën (pavarësisht se jo të gjithë përdorin sistem Android dhe aplikacioni suportohet vetëm nga disa modele telefonësh) mund të thuhet se 500 000 shkarkime nuk është shifër e kënaqshme. (PCWorld Albanian)

facebook home

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>