Harduer

Si funksionon Bluetooth-i

Nov 1 2012
0 Shpërndarje
Si funksionon Bluetooth-i

Kur përdorim kompjuterë, sisteme zbavitëse elektronike apo telefona, të gjitha këto përbejnë atë që mund ta quajme komuniteti i pajisjeve elektronike.

Këto pajisje komunikojnë me njëra-tjetrën permes kabllove, sinjaleve të radios, rrezeve etj. Arti i lidhjes së pajisjeve me njëra-tjetrën po bëhet gjithmonë e më kompleks. Në këtë artikull, do të fokusohemi tek një metodë lidhjeje, e quajtur Bluetooth.

Një lidhje Bluetooth-i është pa kabëll (wireless) dhe automatike, dhe ka disa karakteristika interesante që na lehtësojnë jetën e përditshme.

Kur dy pajisje duan të shkëmbejnë informacion midis tyre, duhet të bien dakord për disa pika para se të nisë shkëmbimi. Së pari, si do të komunikojnë fizikisht–me apo pa kabëll? Së dyti, sa informacion do të dërgohet gjatë një intervali të përcaktuar kohe? Së treti, si do të merren vesh me njëri-tjetrin?

Kjo do të thotë, të përcaktohet se çfarë kuptimi ka biti dhe nëse mesazhi i marrë është i njëjtë me atë të dërguar. Bluetooth-i ofron një zgjidhje për të gjitha këto.

Bluetooth-i përdoret për: lidhje midis celularit dhe kufjeve/boxeve; lidhje midis PC-ve dhe celularëve (largësi dhe bandwidth i vogël); lidhje mes mouse-t, tastierës, skanerit dhe printerit; lidhje midis pajisjeve kontrolluese të lojërave dhe playstation-it; medium lidhjeje interneti mes celularit dhe PC; monitoruesit e fëmijëve etj.

Si punon Bluetooth-i?

Bluetooth-i përdor valë radioje me frekuencë të ulet për të komunikuar të dhëna. Shumë kompani kanë menduar për teknologjinë e Bluetooth-it që para shumë vitesh, por ishte Ericsson MobileCommunication që në vitin1994 që nisi projektin që u quajt Bluetooth.

Karakteristikat e Bluetooth-it janë: sigurimi i një përdorimi botëror në transmetim zëri dhe të dhënash, mënjanimi i interferencës nga pajisje të tjera, madhësia e vogël, konsum energjie i vogël dhe kostoja e ulët.

Bluetooth-i nuk mund të zëvendesojë kabllot e përdorur për LAN, WAN dhe Backbone.

Kjo për faktin se përmes teknologjive të mësipërme, transmetohen shumë herë më tepër të dhëna se sa me Bluetooth, dhe ky i fundit nuk mund t’i përballojë ato.

Disa nga përdorimet e Bluetooth janë: mouse/tastierë meBluetooth, lidhje me printerin dhe faxin,dial-upnetworking, dërgimi i sinjaleve të një e-maili të ri të celularit kur ky i fundit është i lidhur me PC, shkëmbim materialesh,etj.

Teknologjia e Bluetooth-it është mjaft komplekse, megjithatë ajo bazohet më tepër në standardin IEEE802.11. Ky standard komunikimi përcakton protokollin për dy lloje rrjetash: Ad-hoc dhe klient/server. Ad-hoc, është pikërisht rrjeti që aplikohet për Bluetooth-in. Në ndryshim nga klient/server,

ku ekziston një accesspoint(serveri),i cili kontrollon transmetimin e të dhënave me pajisjet e tjera, në rastin e Ad-hoc nuk ka asnjë accesspointapo server. Punën që bën serveri, tashmë e bëjnë të gjithë elementët që lidhen me njëri-tjetrin (që quhen stacione).

Arkitektura e Bluetooth-it

Arkitektura e Bluetooth-it përbëhet nga karakteristikat e protokollit bërthame. 5 elementët që e përbejnë atë janë:

1. Radio– specifikon detajet për frekuencën, luhatjen e saj dhe fuqinë e transmetimit.

2. Baseband–ka të bejë me çështjen e vendosjes së lidhjes brenda një piconet-i (një piconet, ose një personal-areanetwork (PAN), është një rrjetë kompjuterike Ad-hoc që lidh një grup pajisjesh përmes Bluetooth-it), adresimin, formatin e paketës, kohën dhe kontrollin e fuqisë së transmetimit.

3. Linkmanager protocol (LMP)–përgjegjës për opsionet e lidhjes midis pajisjeve që po përdorin Bluetooth-in dhe menaxhimin e përgjithshëm, ku përfshihen edhe aspekte të sigurisë (vërtetimi dhe enkriptimi), por edhe kontrolli i madhësisë së paketave të Baseband.

4. Logical link control and adaptation protocol (L2CAP) –segmentimi dhe bashkimi i paketave, menaxhimi i transmetimit të të dhënave, menaxhimi i cilësisë së shërbimit.

5. Service discovery protocol (SDP)–informacion mbi pajisjen si dhe karakteristikat që nevojiten për të krijuar lidhjen me të.

Transmetimi i të dhënave

Bluetooth-i transmeton të dhëna përmes valëve radio me fuqi të ulët. Ai komunikon me një frekuencë prej 2.45 gigaherz(midis 2.402 dhe 2.480GHz për të qenë ekzaktë). Një nga mënyrat se si Bluetooth-i eviton interferencën është fakti që dërgon sinjale shumë të dobëta, prej rreth 1 milivat.

Megjithatë, një celular më i fuqishëm transmeton edhe me 3 vat. Pikërisht këto sinjale kaq të dobëta e bëjnë Bluetooth-in që të ketë një shtrirje prej deri në 10m (por që shpeshherë shkon edhe deri në 100 m). Bluetooth-i nuk pengohet nga muret e shtëpisë, gjë që e bën atë ideal për të kontrolluar pajisje që ndodhen në dhoma të ndryshme.

Megjithatë, karakteristika kryesore se si evitohet interferenca në një lidhje Bluetooth, është aplikimi i teknikës spread-spectrum frequencyhopping.

Sipas kësaj teknike, një pajisje përdor 79 frekuenca individuale, të zgjedhura në mënyrë rastësore dhe ndryshon frekuencën e transmetimit 1600 herë brenda një sekonde, gjë që e bën pothuajse të pamundur që dy pajisje të interferojnë me njëra-tjetrën, për shkakun se probabiliteti i transmetimit me të njëjtën frekuencë, në të njëjtin interval kohe është shumë, shumë i vogël. Megjithatë, edhe në rast se ndodh një gjë e tillë, ajo zgjat vetëm disa milisekonda. Bluetooth-i është projektuar për të punuar edhe si half-duplex, edhe si full-duplex.

Le të marrim një shembull se si krijohet lidhja midis një telefoni pa kabëll (që përdor Bluetooth). Si baza, ashtu edhe receptori kanë të instaluar një transmetues Bluetooth.

Secila prej tyre ka një adrese të sajën, e cila përfshihet në rangun e adresave që janë vendosur për t’u njohur nga pajisja. Kur aktivizohet baza, ajo dërgon sinjale radio dhe pret për përgjigje nga çdo lloj njësie me adresa të njohuran nga ajo.

Nëse receptori ka një adresë që përfshihet në listë, ai përgjigjet dhe në këtë mënyrë është krijuar një rrjete lidhjeje midis tyre. Edhe nëse ndonjë prej dy pajisjeve merr një sinjal nga një sistem tjetër, do ta refuzojë, sepse sinjali nuk vjen nga brenda rrjetës.

Siguria

Për çdo rrjet wireless, siguria mbetet gjithmonë një shqetësim. Të gjithë njerëzit që transmetojnë informacione konfidenciale nëpërmjet ajrit, duhet të marrin masa për të moslejuar kapjen e tyre nga persona të pa autorizuar.

Service-level security dhe device-level security punojnë së bashku për të mbrojtur pajisjet me Bluetooth nga transmetimi i paautorizuar i të dhënave. Këto metoda përfshijnë procedurat e autorizimit dhe identifikimit që kufizojnë çdo ndërhyrje të palejuar nga marrësi; në rast se ai kërkon të marrë informacion, duhet që të pranojë më parë shkëmbimin e të dhënave me pajisjen tjetër.

Një përdorues mund edhe ta vendosë pajisjen e tij në “jo të zbulueshme” për të evituar totalisht lidhjen me pajisje të tjera. Një mënyrë tjetër është edhe vendosja e një PIN-code në lidhjen midis dy pajisjeve.

Pra, përdoruesi është i vetmi që duhet të kujdeset për sigurinë e të dhënave të tij. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>