Harduer

Si i përgatit NASA telefonët për hapësirë

Mar 26 2013
0 Shpërndarje
Si i përgatit NASA telefonët për hapësirë

NASA përdor smartfonë në univers? Tashmë kjo ndodh prej disa vitesh. Megjithatë, nuk është e mundur të merret çfardo telefoni dhe vetëm ta dërgojë bashkë me astronautët në hapësirë.

Njëjtë sikurse me secilin objekt tjetër i cili lëshon atmosferën e tokës duhet të jeni shumë të kujdesshëm. NASA e ka zbuluar procesin të cilin e përdor për përgatitjen e telefonëve që marrin rrugën për në hapësirë.

Duke pasur parasysh në atë se inxhinierët duhet të modifikojnë telefonin në brendi të tij në mënyrë që ta përgatisin për rrugëtimin në hapësirë, ata preferojnë të zgjedhin modelin Nexus S për shkak të mundësisë së hapjes më të lehtë të kësaj pajisje sepse ka vetëm 6 bulona.

Pas hapjes telefoni modifikohet për punë me bateritë AA sepse ato “më të bukurat dështojnë”, sipas liderit të projektit Mark Micire.

Në rastin më të keq, nëse vjen deri te eksplodimi apo ndezja (kur të ndizet flakë) e baterisë, bateritë AA lëshojnë vetëm lëng – kështu që është më lehtë të lokalizohet.

Telefonët gjithashtu marrin aplikacionin e quajtur Sensor Data Logger i cili ndjek performancat e telefonit në mikrogravitacion. Ky aplikacion mund të shkarkohet nga Google Play.

Bëni një udhëtim virtual në Mars me iPhone ose iPad

Të gjitha pajisjet kompjuterike brenda Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor janë laptop ThinkPad T61 me sistem operativ Windows XP Service Pack 3, ndërsa ky konfigurim tradicionalisht nuk pajtohet mirë me Nexus S, Megjithatë, inxhinierët e NASA-s kanë arritur që ta mënjanojnë edhe këtë problem. (PCWorld Albanian)

Nexus Nasa.

Tags >

NASA
Lajmet e fundit>