Blog

Si ka evoluar tregu i sistemeve operative të telefonëve inteligjentë?

Aug 25 2017
0 Shpërndarje
Nuk ishte aspak e lehtë për zhvilluesit të zgjidhinin platformën e tyre të preferuar dhe platformën për tu injoruar. Si ka evoluar tregu i sistemeve operative të telefonëve inteligjentë?

Në 2010-ën tregu i telefonëve inteligjentë ishte goxha i fragmentuar. BlackBerry ende po qëndronte në këmbë, Symbian ishte prezent në miliona telefonë Nokia dhe Samsung ende po eksperimentonte me sistemin e tij operativ Bada.

Nuk ishte aspak e lehtë për zhvilluesit të zgjidhinin platformën e tyre të preferuar dhe platformën për tu injoruar.

Sot, gjërat janë bërë më të lehta për ta sepse kanë ngelur vetëm dy platforma. Siç edhe grafiku ilustron, pajisjet Android dhe iOS përbëjnë 99% të shitjeve të telefonëve në mbarë botën në 2016-ën sipas firmës analitike Gartner.

Të gjitha platformat e tjera përfshirë edhe liderët si BlackBerry dhe Windows Phone sot janë të pavlera. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>