Analiza

Si ka lindur termi “bug” për gabimet softuerike

Sep 20 2013
0 Shpërndarje
Si ka lindur termi “bug” për gabimet softuerike

gracehopperA ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se pse gabimet apo problemet e ndryshme softuerike identifikohen me emrin “bug” që në shqip përkthehet insekt? Më 9 shtator të vitit 1945 një oficere amerikane me emrin Grace Hopper gjeti një insekt në kompjuterin Harvard Mark II ku ajo ishte duke punuar.

Në atë kohë kompjuterët ishin shumë të mëdhenj, mund të duheshin disa dhoma për t’i vendosur dhe ngrohtësia e komponenteve të brendshme tërhiqte insekte të ndryshme si miza, flutura etj… Këto krijesa preknin qarqet e kompjuterit dhe shkaktonin dëme të ndryshme.

Termi “bug kompjuterik” ishte përdorur dhe më parë, por pas këtij rasti real të regjistruar në ditarin e Hopper termi u bë shumë i famshëm dhe prandaj vazhdon të përdoret edhe sot e kësaj dite.

Herën tjetër kur t’ju ndodhë ndonjë problem me kompjuterin apo smartfonin tuaj dhe të dyshoni për një “bug” atëherë mund të sillni ndërmend imazhin e mëposhtëm. (PCWorld Albanian)

bug

Lajmet e fundit>