Harduer

Si mund ktheni smartfonin tuaj në një Mikroskop

Sep 14 2013
0 Shpërndarje
Si mund ktheni smartfonin tuaj në një Mikroskop

iphone-next-to-penny-640x360Përdoruesit e smartfonëve që pëlqejnë dhe fotografojnë objekte të vogla, vështirë të kapshme nga sytë e njerëzve tani me anë të Lentes së Telefonit për kamerën e iPhone-it apo për Android-in mund ta transformojnë kamerën e tyre të aparatit në një mikroskop të lëvizshëm.

Lentja e “Micro Phone” lidhet direkt me lentet e kamerës mbrapa telefonit. Përdoruesit mund të zmadhojnë deri në 15 herë në fokus tejet të lartë. Kërkesa minimale është që kamera duhet të jetë deri në 5 megapiksel. Krijuesi i kësaj lenteje, Thomas Larson tha se projekti e arriti qëllimin e tij financiar brenda një dite.

Mbasi u përmbushën kërkesa e para, Larson pretendon ta bëj të disponueshme këtë lente në Amazon. Edhe Universiteti i Uashington ka marrë pjesë në planin e ndërtimit të kësaj lenteje.

Në të ardhmen Larson planifikon të arrijë një lente zmadhimi deri në 150 herë, që do të ketë aftësi më precize mikroskopike. “Në shumë aspekte kjo lente dhe fushata për këtë ishte thjesht një nxitje drejt lentes zmadhuese 150 herë.

Mendoj se është një potencial që do të ndryshojë botën” – tha ai. “Pasja e një mikroskopi të lirë dhe të lëvizshëm ku mund ti kap këto imazhe mund të jetë një ndihmë e madhe për mjekësinë.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>