Lajmet

Si mund ta dallojnë shkencëtarët nëse cicërimat në Twitter janë të besueshme

Dec 18 2012
0 Shpërndarje
Si mund ta dallojnë shkencëtarët nëse cicërimat në Twitter janë të besueshme

Në Twitter qarkullojnë lajme të pafundme çdo minutë dhe shpeshherë është e vështirë të dallosh se cili prej tyre është i vërtetë.

Prandaj, një grup shkencëtarësh kanë menduar të zhvillojnë një algoritëm për të vlerësuar vërtetësinë e cicërimave e për t’i ndarë ato nga gënjeshtrat. Raporti do të publikohet në revistën Internet Research muajin pasardhës.

Atje janë përdorur një sërë testimesh për të parashikuar nëse cicërimat janë të vërteta apo jo.

Algoritmi kërkon për gjurmë të dukshme të cilat njerëzit arrijnë t’i dallojnë menjëherë: për shembull, postimet që bëhen nga burime që kanë një numër të madh ndjekësish janë më të besueshme, më të gjata, përmbajnë URL.

Edhe gjuha ka rëndësinë e vet: pikëpyetjet, pikëçuditëset , përemrat në vetën e parë apo të tretë janë shenja që mund të tregojnë se një cicërime nuk është e besueshme.

Në algoritmin e zhvilluar nga kërkuesit Carlos Castillo, Marcelo Mendoza dhe Barbara Poblete dalin rezultate që tregojnë vërtetësinë e një cicërime në 86% të rasteve. Sigurisht që jemi deri diku larg 100% por gjithsesi është një përafrim më i mirë se 50-50.

 Cicërima “Four more years”, më e popullarizuara e të gjitha kohërave

Normalisht njerëzit aktualisht janë në gjendje të nxjerrin rezultate më të sakta lidhur me këtë temë, megjithatë mos harroni se algoritmi mund të skanojë mijëra cicërima në minutë.

Ndoshta në të ardhmen përdoruesit e Twitter do të kenë mundësinë e filtrimit të përmbajtjes bazuar në algoritme të ngjashme. (PCWorld Albanian)

Twitter

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>