Ja se si

Si mund ta kthej regjistrin e Windows-it?

Dec 14 2009
0 Shpërndarje
Si mund ta kthej regjistrin e Windows-it?

Nëse Windows-i fillon të punojë çuditshëm, kthimi i regjistrit në një pikë apo kohë kur ka punuar mirë mund të kursejë shumë brenga. Windows-i ka dy mënyra për ta kthyer regjistrin. E para është e ndërtuar brenda Windows-it në një vegël gjysmë automatike për kthim, e cila mbron një numër skedarësh të rëndësishëm.

Windows-i duhet të krijonte çdo ditë një restore point (backup) automatik, por mos shpresoni që kjo do të ndodhë.
Për të krijuar vetë restore point në XP, klikoni Start•All Programs•Accessories•System Tools•System Restore. Zgjidhni Create a restore point, klikoni Next dhe pastaj ndiqni udhëzimet. Ndërsa në Vista klikoni Start•All Programs•Accessories•System Tools•System Restore dhe ndiqni lajmërimet. Mënyra e dytë është të përdorni editorin e Windows Registry. Për të hapur editorin, klikoni Start•Run (vetëm Start në Vista), shkruani regedit dhe shtypni . Për të bërë backup, zgjidhni File•Export. Për Export zgjidhni All ose zgjidhni dhe klikoni sipas nevojës. Kjo metodë krijon një skedar .reg dhe gjithçka që duhet të bëni për të bërë kthimin është të klikoni dy herë mbi të dhe të konfirmoni se dëshironi ta ndërroni regjistrin. Por kthimi i tërë regjistrit nga backup nuk funksionon gjithmonë.

Edhe atëherë kur funksionon, nuk do t’i kthejë butonat që ju keni krijuar pas backup-it. Tani, sipas meje, zgjidhja më e mirë dhe më e pëlqyer është ta harroni Windows-in dhe të përdorni veglën e quajtur Erunt (find.pcworld.com/61672). Aktivizojeni veglën Erunt duke e klikuar atë me tastin e djathtë të miut dhe duke zgjedhur Run as Administrator. Çdo backup përbëhet nga dosje që përmbajnë disa skedarë. Njëri prej tyre është ERDNT.eXe, programi që bën kthimin.

Shënim: Nëse kthimi dështon, hyni në Safe Mode dhe provojeni sërish. Kjo mund t’i përmirësojë shanset që kthimi të funksionojë, por nuk e garanton një gjë të tillë.

Lajmet e fundit>