Lajmet

Si mund të anulloni mbërritjen e e-maileve të dërgura gabimisht

Apr 14 2013
0 Shpërndarje
Si mund të anulloni mbërritjen e e-maileve të dërgura gabimisht

Të gjithëve na ka ndodhur në një moment: kemi dërguar një e-mail tek një person që nuk duhet ta dërgonim.

Ndoshta tek kolegu i punës, tek një mik apo mbase edhe tek shefi.

Mund të kemi thënë diçka që nuk donim ta thoshim, mund të kemi klikuar “reply all” në vend të thjesht “repl” etj.

Dhe fatkeqsisht kemi shtypur butonin “send”.

Po a ka ndonjë mënyrë për ta evituar këtë situatë të sikletshme?

Lajmi i mirë

Lajmi i mirë është se në Gmail dhe Outlook ekziston një mënyrë që e-maili në fjalë të mos mbërrijë kurrë në destinacion. Thjesht duhet të bëni disa konfigurime.

Për momentin mund ta “zhdërgoni” e-mailin në këtë mënyrë:

– Gmail: Në “General Settings”, aktivizoni një opsion të quajtur “Undo Send.”

Më pas mund të përcaktoni sa gjatë dëshironi ta vononi e-mailin para se të dërgohet (deri 30 sekonda). Kur të dërgoni një e-mail, do t’ju shfaqet një dritare në formë pop-up, e cila do t’ju ofrojë opsionin për ta anuluar dërgimin.

– Microsoft Outlook: Në Microsoft Outlook, mund të krijoni një vonese mes momentin kur klikoni “send’”dhe momentit se kur dërgohet realisht e-maili.

Krijoni një rregull të ri tek “Rules and Alerts” duek zgjedhur “Check Messages After Sending” nën “Start From a Blank Rule.” Mund ta vononi një email deri në 2 orë.

Lajmi i keq

Për momentin Gmail dhe Outlook janë të vetmet shërbime e-maili që ju lejojnë të “zhdërgoni” , pra të anulloni mbërritjen e e-maileve të dërgura gabimisht. Por në qoftë se përdorni një shërbim tjetër, si duhet t’ia bëni?

Përveçse të tregoheni shumë të kujdesshëm, ekziston një zakon i thjeshtë i cili ju detyron të mendoheni mirë para se të dërgoni një e-mail: Kur klikoni fillimisht “reply”, vendosni disa karaktere të çfarëdoshme në fushën “To:” apo “CC:”.

E-maili nuk do të dërgohet derisa t’i hiqni karakteret e pakuptimta, duke ju bërë që të kontrolloni dyherë se kujt doni t’ia dërgoni e-mailin.

Prandaj ju këshillojmë që të mos nxitoheni kur dërgoni e-maile dhe të shpenzoni edhe pak më tepër sekonda për të kontrolluar nëse është vërtet përmbajtja e asaj që doni të dërgoni. (PCWorld Albanian)

email

Tags >

email
Lajmet e fundit>