Ja se si

Si mund të editojmë fotot për mediat sociale

Mar 30 2013
0 Shpërndarje
Si mund të editojmë fotot për mediat sociale

Në çdo media sociale ofrohen për përdoruesit opsione të caktuara për përshtatjen e profilit personal ose profesional kur bëhet fjalë për një markë.

Fatkeqësisht nuk është e mundur që një foto të përdoret me të njejtat përmasa në çdo faqe ueb, prandaj përdoruesit përfundojnë duke përdorur të njejtën foto të deformuar paksa në mënyrë që ti përshtatet parametrave të caktuar të një faqeje.

Në vend që të shpenzoni kohë për përshtatjen e fotove filloni të përdorni Social Media Image Maker.

Kjo faqe është me të vërtetë shumë e lehtë për tu përdorur dhe bën që fotot tuaja të duken më profesionale. Aftësitë edituese nuk janë aspak të nevojshme pasi faqja përgatit gjithçka vetë.

Social Media Image Maker suporton këto faqe ueb: Twitter, Youtube, Google +, Flickr, Vimeo, Pinterest, Skype, Tumblr, Linkedin, Gravatar, Xing, Viadeo, Slideshares, Foursquare dhe About.me.

Për të kryer editimet nuk është e nevojshme që përdoruesit të regjistrohen, thjesht klikoni mbi shërbimin e dëshiruar dhe përcaktoni përmasat e duhura. Në shembullin e mëposhtëm paraqitet prerja e një fotoje cover për Facebook.

Pasi përfundohet me prerjen imazhit mund ti shtohen efekte të ndryshme duke klikuar në ikonat e mësipërme. Efektet janë të ngjashme me ato që mund të gjeni në Instagram ose Pixlr Express. (PCWorld Albanian)

Social Media Image Maker

Lajmet e fundit>