Ja se si

Si mund të ekzekutojmë aplikacionet Android në platforma të tjera si Windows, Macintosh edhe Blackberry

Feb 9 2013
0 Shpërndarje
Si mund të ekzekutojmë aplikacionet Android në platforma të tjera si Windows, Macintosh edhe Blackberry

Vendimi për të zgjedhur midis telefonave Android, iPhone, BlackBerry ose Windows Phone pritet të thjeshtëzohet falë një kulture “Hacktiviste”(Përorimi i hakersave për qëllime pozitive) që po zgjerohet.

Zhvilluesit edhe hakerat janë duke punuar mbi projekte që do të ofrojnë ekzekutimin e aplikacioneve Android tek telefoni BlackBerry 10, kompjuterat Makintosh edhe Windows 8. Gjithashtu ata janë duke punuar mbi ekzekutimin e aplikacioneve windows mbi Android edhe gjithashtu aplikacoinet iPad mbi pajisjet e Windows-it.

Është shumë shpejtë për të nxjerrë konkluzione mbi cilësinë e aplikacioneve. Gjithashtu, ekzistojnë edhe shërbime softuerike aktuale që të lejojnë të ekzekutosh Windows në pajisjet Android edhe iOS.

Aplikacionet Android në kompjuterat Mac edhe Windows 8

BlueStacks’ Android App Player është një softuer pa pagesë që lejon të ekzekutohen aplikacionet Android në gjendje emulacioni në kompjuterat Mac OS X edhe windows 8. Nuk ka nevojë të ndryshosh softuerët e operimit mjafton të klikoni mbi ikonën e aplikacionit Android. BlueStacks ka kohë që ekziston, por softuerët e tij të Windows 8 dhe Mac (të dy në beta) janë mjaft të rinj.

Aplikacionet Android në Blackberry Playbook edhe Blackberry 10

Si tableta BlackBerry PlayBook dhe BlackBerry 10 OS, kanë një funksionalitet “Android Player” që i lejon aplikacionet Android të ekzekutohen në këto pajisje. Aplikacionet Android do të duhen të “ripaketohen” për tu ekzekutuar tek Blackberry, një proces jo shumë i vështirë për zhvilluesit. Jo të gjitha aplikacionet Android përputhen me këtë pajisje, për më tepër edhe vet përdoruesit duhet ti ngarkojnë shumë prej tyre manualisht.

Softueri Windows në Android

Projekti Wine së fundmi paraqiti një version të Wine për Android. Ai është pa pagesë, kod i hapur, nuk është emulator, dhe lejon ekzekutimin e softuereve windows në pajisjet që sjanë windows duke përfshirë këtu edhe Linux.

Drejtuesi i këtij projekti ka deklaruar se në një të ardhme të afërt me anë të Wine do të mundësohet ekzekutimi i aplikacioneve të windows në Android. Wine do të jetë pa pagesë. Duke njohur punën e Wine dihet që përdoruesit nuk mund ti ekzekutojnë të gjitha programet e windows pa disa ndryshime. Ju aktualisht mund ti lexoni aplikacionet windows në Android nëpërmjet OnLive Desktop, por ai është me pagesë.

Aplikacionet e iPad në kompjuterat Windows

iOS e Apple është një kopësht me mure që hakerat janë mëse të kënaqur për ti kaluar.

iPadian ju mundëson ekzekutimin e aplikacioneve iPad në kompjuterat windows me anë të Adobe Air. Ju nuk mund të aksesoni dyqanin Apple app, por iPadian ka dyqanin e tij personal. Pavarsisht se kjo ju duket intriguese ju duhet të procedoni me kujdes në lidhje me sigurinë. (PCWorld Albanian)

Android

Tags >

android
Lajmet e fundit>