Lajmet

Si mund të fshihen përfundimisht aplikacionet në Windows 8

Apr 6 2013
0 Shpërndarje
Si mund të fshihen përfundimisht aplikacionet në Windows 8

Është e vërtetë që ndërfaqja e re e Windows 8 ka krijuar konfuzion tek shumë përdorues të këtij sistemi.

Një prej arsyeve është edhe vështirësia e fshirjes përfundimtare të një aplikacioni të instaluar. Kjo ndodh pasi nuk mund të realizohet njëlloj si në versionet e mëparshme të Windows.

Në qoftë se drejtoheni tek Control Panel do të vini re mungesën e listës së aplikacioneve. Për të çinstaluar një program mjafton thjesht të vendosni mausin në “pllakën” e aplikacionit përkatës në desktop, klikoni me të djathtën dhe përzgjidhni Uninstall nga menuaja e opsioneve që do të shfaqet në fund të ekranit.

Në rast se jeni duke përdorur një ekran me prekje nuk funksionon në këtë mënyrë pasi nuk është i mundur klikimi me të djathtën.

Duhet që fillimisht të klikoni mbi “pllakën” e programit përkatës dhe të mbani gishtin aty duke e tërhequr në drejtim të pjesës fundore të ekranit dhe më pas lëshojeni.

Në këtë mënyrë do të shfaqet një shenjë në skajin e “pllakës” dhe njëkohësisht menuja ku mund të përzgjidhni Uninstall për të fshirë përfundimisht aplikacionin. (PCWorld Albanian)

windows 8

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>