Ja se si

Si mund të hiqni dritaren fillestare nga Office 2013

Mar 22 2013
0 Shpërndarje
Si mund të hiqni dritaren fillestare nga Office 2013

Ekzistojnë shumë gjëra që mund ti pëlqesh Office 2013. Por një nga gjërat e bezdisshme është ekrani fillestar që del kur hap Word, Excel apo PowerPoint.

Është një shtesë interesante për disa pasi mund ta aksesosh një dokument sa më shpejtë por për disa të tjerë mund të jetë e bezdisshme.

Ja një mënyrë e thjeshtë si ta eliminojmë atë ekran të Office, ku më poshtë është marrë rasti i Wordit po është i njëjtë për të treja programet e sipërpërmendura.

1. Ekzekutoni Word. Hapni një dokument ose krijoni një të ri, apo tjetër gjë. Qëllimi është të kaloni nga ekrani fillestar.

2. Klikoni File, pastaj Options.

3. Në dritaren e përgjithshme, shihni për opsionin e Ndezjes fillestare. Hiqni shenjen në kutinë e shënjuar të quajtur Show the Start screen when this application starts.

4. Klikoni OK.

Kjo është e gjitha, mjafton që ta përsërisni si në Excel edhe në PowerPoint. Herës tjetër do kaloni direkt në faqen e punës e jo në këtë faqe fillestare. (PCWorld Albanian)

Word 2013

Lajmet e fundit>