Ja se si

Si mund të mbani baterinë tuaj të laptopit të pa konsumuar

May 5 2013
0 Shpërndarje
Si mund të mbani baterinë tuaj të laptopit të pa konsumuar

laptop bateriÇfarë e konsumon një bateri kompjuteri? Karikimi dhe mungesa e energjisë.

Patjetër që nuk mund të shmangësh asnjë nga këto procese, por çelësi është të bësh sa më rrallë karikim dhe humbje energjie të baterisë. Edhe një nga këto mënyra është ta largosh baterinë kur nuk të nevojitet.

Ju mund ta hiqni kur keni mundësi ta lidhni me energjinë elektrike dhe ta vini kur nuk keni mundësi.

Por realisht kjo nuk është kaq e thjeshtë. Ta fikësh dhe ta ndezësh PC-në sa herë lëviz mund të jetë shumë e bezdisur aq më tepër që edhe mund të harrosh ndonjëherë.

Një zgjidhje më praktike do të ishte të fiknit laptopin, ta hiqnit baterinë kur ju mendoni se mund ta mbani në prizë për një kohë të gjatë.

Edhe mbajeni të karikuar baterinë për kur t’iu duhet. Gjatë kohës që nuk e përdorni baterinë ndoshta energjia mund të humbë, por ajo nuk është edhe aq e shpeshtë. (PCWorld Albanian)

Tags >

bateri
Lajmet e fundit>